Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se çështja e targave po duket njësoj si ajo e taksës 100 për qind, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka shkruar në Facebook se kur Kurti e hoqi atë, mbetëm edhe të fikur edhe të koritur, por që tani është më keq, pasi Kosova po rrezikohet seriozisht si shtet.
Postimi i saj i plotë:
Me targat, po duket njësoj puna si me taksën 100%, kur Albini e hoqi pasi kaloi treni e mbetëm ” edhe t’fikt edhe t’ koritt”! Tani është edhe më keq! Kosova po rrezikohet seriozisht si shtet!


