Lajme

Targat dhe presioni ndërkombëtar, Kurti: Për këto do të flas nga Qeveria!

10/28/2022 14:32
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat nga bashkësia ndërkombëtare.

Pas manifestimit tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” për kancerin e gjirit, ai u tha gazetarëve se për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria.

“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, të për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria. Ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje” tha ai.

Për në orën 16:00 është thirrur mbledhje e Qeverisë, por që nuk është bërë publike agjenda.