Sulmuesi i shumë përfolur për një transferim të Milani në ditët e fundit, Mehdi Taremi ka reaguar publikisht për këtë çështje.
Në një prononcim për mediet portugeze, iraniani deklaroi se nuk është kontaktuar nga asnjë pjesëtar i klubit të “Djallit”.
“Milani nuk ka pasur kurrë kontakt me mua. Nuk e di pse vazhduan të flisnin me agjentët e gabuar. Nuk ka asnjë klub në botë që zgjedh se kush i përfaqëson lojtarët.”-tha ai.


