Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë të fundit për “sportMediaset”, shprehet se në sezonin e ardhshme pret një Serie A më të luftuar, si pasojë e ndryshimeve që pritet të pësojë Juventusi e Milani në stol, por edhe prej rikthimit në detyrë të Antonio Contes që është shumë pranë Napolit. Ndër të tjera, Tare e pranon se i mungon një projekt ndërsa shtoi se e ka shijuar këtë periudhë pa impenjime.
“Mendoj se do të jetë një Serie A shumë më interesante me rikthimin e Contes në pankinë, ai është një trajner fitues. Pastaj është Interi i Inzaghit, Juventusi i Mottas dhe të shohim çfarë zgjedhje do të bëj Milani. Pres një kampionat shumë më të hapur se ky i fundit ku dominoi Inter.
Sa më mungon futbolli? E kam shijuar këtë vit pa impenjime, ndonjëherë duhet të shkëputesh për të kuptuar më shumë dinamikat. Pastaj nuk ka diskutime që më mungon fusha, më mungon mbi të gjitha një projekt që të më entuziasmojë, vetëm në këtë formë do të rikthehesha menjëherë”, u shpreh Tare.