Sporti

Tare: Kemi zgjedhur Sarrin për ta çuar kualitetin e skuadrës një hap tutje

07/09/2021 15:17
nga:E K

Maurizio Sarri sapo ka mbajtur konferencën e parë për shtyp si trajner i Lazios.

Maurizio Sarri është duke mbajtur konferencën e parë për shtyp si trajner i Lazios, i shoqëruar nga Drejtori sportiv, Igli Tare.

Sarri erdhi tek “Biancocelestët” pas dy vitesh pauzë ku fitoi Scudetton me Juventusin.

Tare u shpreh i kënaqur me ardhjen e Sarrit duket theksuar bindjen e tij që ardhja e tij do ta rrisë kualitetin e skuadrës.

“Kemi zgjedhur Sarrin për ta çuar kualitetin e skuadrës një hap tutje”, tha ai.

“Është një trajner me një filozofi të futbollit që është shumë ofansive”, tha Tare.

“Idetë e tij korrespondojnë me idenë e futbollit të Lazios”, përfundoi Igli Tare