Sporti

Tare e pranon më në fund: Këto janë problemet që i kemi te Lazio

02/05/2022 21:23
nga:Mergim Rreci

Drejtori i Lazio-s, Igli Tare pranon se Biankoçelestët kanë probleme komunikimi, por insiston se merkato e kaluar e janarit ishte një nga më të mirat ndonjëherë, të paktën për sa i përket shitjeve.

Tifozët e Lazios protestuan pasi Tare solli në Stadio Olimpico Jovane Cabral vetëm në ditën e fundit. Megjithatë, Vedat Muriqi, Denis Vavro, Gonzalo Escalante dhe Jony u huazuan në janar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë kam qenë këtu për 15 vjet duke përjetuar shumë protesta”, tha ish-sulmuesi për DAZN para Fiorentina-Lazio.

“Kemi problem komunikimi, por nuk ka probleme në vlerësim. Jam krenar që kam bërë një punë të shkëlqyer gjatë merkatos së fundit të transferimeve, e cila ishte një nga më të mirat për sa i përket shitjeve.

“Gjithmonë jam përpjekur të jem i sinqertë me fansat, nuk kam thënë kurrë një gënjeshtër. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme. Trajneri e dinte se ne mund të nënshkruanim vetëm një lojtar në fund të ditës së afatit. Arritëm të nënshkruanim me një futbollist ofensiv, gjë që u desh pas daljes së Muriqit.

“Ne mund të kishim bërë më shumë, por ne gjithmonë mund të përmirësohemi. Ajo që është e rëndësishme është të punojmë për të mirën e klubit dhe kjo është ajo që kemi bërë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/