Arben Taravari nga koalicioni VLEN në Maqedoni të Veriut, ka thënë se me të përfunduar procesi zgjedhor ata do t’i shpalosin pikat e programit të ardhshëm me të cilin do të qeverisin.
Ai është shprehur i bindur se Maqedonia e Veriut do të qeveriset nga VLEN bashkë me VMRO-n.
“Është e qartë nuk ka diskutim, është qeveri në ardhje. VLEN-VMRO është qeveria e ardhshme 99.99 përqind”, është shprehur Taravari para mediave menjëherë pasi ka votuar.
Ai ka theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim sipas anketave është në rënie.
Duke folur për përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, Taravari ka pohuar se mban kontakt me zyrtarë të Vetëvendosjes, si Glauk Konjufca.