Sporti

“Tani kemi Haaland”, Guardiola: Nuk ka më dhurata për kundërshtarët

02/10/2024 17:59
nga:E K

Manchester City nuk gaboi në shtëpi dhe mposhti me shifrat 2-0, Everton falë një dygolëshi të Erling Haaland. Pas ndeshjes, trajneri i “the citizens”, Pep Guardiola theksoi se ishte sfidë e vështirë përballë një kundërshtari që mbrohet mirë ndërsa shtoi se tashmë që Haaland është rikthyer, skuadra përfiton një avantazh të madh.

“Everton është një skuadër e mirëorganizuar. Ndryshimet në pjesën e dytë na dhanë një tjetër ritëm, pastaj është rikthyer Haaland. Goli i parë ishte shumë i bukur për mënyrën e ekzekutimit. Morëm tre pikë shumë të rëndësishme.

De Bruyne që pas rikthimit më duket i freskët mendërisht dhe fizikisht. Mua më intereson që kundërshtarëve të mos ju japim shumë mundësi dhe skuadra ka pasur një përmrësim të dukshëm në këtë aspect”, u shpreh Guardiola.