Showtime

Tani habi me deklaratën për këngëtaren shqiptare:’Nuk më ka paguar…’

02/10/2022 11:05
nga:Donika Fetahu

Ish-banori i “Big Brother Vip”, koreografi i njohur Tan Brama, ka qenë i ftuar në emisionin e njohur “Pardon My French”.

Ai ka folur hapur për gjithçka dhe theksoi sherrin mes Einxhel dhe Donaldit, shkruan GazetaBlic.

Tani foli hapur për një histori të tij personale ku  se një këngëtare e njohur shqiptare, e cila vetë quhet divë, nuk e ka paguar.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh.As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh ai./GazetaBlic/