Sporti

Tani është momenti i Roberto Bakaj, boksieri shqiptar lufton ndaj Shaban Hamadi Jongo

09/15/2024 22:05
nga:Lorik J

Amarildo Bakaj e kreu punën me sukses, pasi fitoi ndaj ganezit, Maluwi Folivi.

Bakaj triumfoi në raundin e katërt, pasi trajneri kundërshtar e dorëzoi ndeshjen duke hedhur peshqirin në ring, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë, radhën e ka vëllau i Amarildo Bakajt, Roberto, i cili do të ndeshet me Shaban Hamadi Jongo nga Tanzania.

Ky meç do të mbahet në Londër në “Harrow Leisure Centre”, teksa do transmetohet në SuperSport1.

/GazetaBlic Sport