Lajme

Tani e mbron me ngulm, por ja çfarë thoshte më parë Dimal Basha për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin

10/07/2022 21:28
nga:Y I

Megjithëse tani e mbron me ngulm Lëvizjen Vetëvendosje si deputet i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, të njëjtën gjë nuk mendonte më herët.

Basha sa ishte moderator i emisionit “Direkt me Dimalin” kishte kritika me mënyrën e të bërit opozitë nga ky subjekt politik, duke i’u referuar përdorimit të dhunës.

Ai kishte thënë se Albin Kurti në heshtje e aprovon këtë formë agresiviteti ndaj të gjithë atyre që nuk pajtojnë me mendimin e tij apo të ideologjisë që ai e përkrah.

“Përçarja në VV ka filluar për shkak të një kulture të keqe që është kriju brenda VV-së. Kjo kulturë e keqe që është mbjell tash e sa kohë duke filluar nga protestat në rrugë, pastaj me përdorimin e dhunës në rrugë, pastaj kjo dhunë kaloi në institucione, pastaj kemi patur dhunë ndaj njerzve civilë në rrugë, dhunë ndaj policisë dhe gjithashtu dhunë edhe ndaj pushtetarëve etj” kishte thënë ndër të tjera Basha në emisionin që ai moderonte.

Ndiqeni videon e plotë: