Showtime

Tan Brama flet ‘pa doreza’: “Pas daljes së Beatrix kjo banore iu ‘qep’ Donaldit këmba këmbës”

02/03/2022 21:55
nga:Donika Fetahu

Balerini i njohur Tan Brama, është i eleminuari i fundit nga “BBV” dhe ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5”, ku foli për eksperiencën brenda shtëpisë së famshme.

Ai u  pyet nëse brenda shtëpisë ka pasur ndonjë romancë mes banorëve që publiku jashtë nuk e ka kuptuar, shkruan GazetaBlic.

“Nuk besoj, si dash që jam mua nuk më shpëtojnë gjërat. Por dyshoj p.sh. për Egzonën. Erdhi dhe iu qep Donaldit këmba këmbës. Rrinte gjithë kohës me të. Thashë gjithë kjo shoqëri pas ikjes së Triksës”, u përgjigj balerini pa u hezituar fare.

Sipas balerinit, moderatorja nga Kosova Egzona, kishte një pëlqim për aktorin e njohur Donaldin, ku iu qep atij fill pas daljes së Beatrix me të cilën kishte filluar një lidhje brenda shtëpisë./GazetaBlic/