Sporti

Taluant Dajaku: Është situatë e keqe, në konferencë duhej të ishte edhe Komiteti Ekzekutiv ku mund ta “ngrinte” pozicionin e kryetarit

03/22/2023 21:49
nga:Lorik J

Ish futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku ka folur në lidhje me arrestimin e të parit të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

I pari i futbollit u arrestua sot dhe u ndalua për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, shkruan GazetaBlic Sport.

Dajaku theksoi se në emisionin “Politiko” se ky arrestim është imazh i keq për futbollin kosovar.

“Është një situatë e keqe, për imazhin. Normal në konferencë ish dashtë të ishte Komiteti Ekzekutiv, ku do të jepte informacion shtesë, ku mund ta ngrinin pozicionin e kryetarit derisa të perfundoje rasti, ose ndryshe”, tha Dajaku.

Poashtu, Dajaku potencoi se nuk i erdhi mirë kur e pa Ademin të prangosur.

/GazetaBlic Sport