Gazetari gjerman i gazëtës Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Michael Martens, është tallur me dy mediat propagandistike të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, Informer dhe Pink TV, duke thënë se ato mund të raportojnë së shpejti se vizita e Kancelarit Sholc në Serbi është ndërprerë për shkak se Hungaria e ka mbyllur hapësirën ajrore, duke aluduar në qëndrimet pro ruse të Viktor Orban.
Martens këtë tallje e bëri përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, raporton Gazeta Express.
“LAJMI I FUNDIT: Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Serbi u anulua pasi Hungaria mbylli hapësirën e saj ajrore. (Lajmi nuk është konfirmuar ende. Prisni titullin tjetër në Informer dhe Pink TV)”, shkroi Martens.
Kujtojmë se ky reagim erdhi pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ishte paraparë që të vizitonte Serbinë më 6 qershor, por Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit mbi hapësirën e tyre ajrore.
BREAKING: Visit of German chancellor Olaf Scholz to Serbia cancelled after Hungary closed its airspace. (News not confirmed yet. Wait for next headline in Informer and Pink TV)
— Michael Martens (@Andric1961) June 6, 2022


