Ehat Miftaraj, drejtor i IKD-së, ka komentuar raportin e DASH-it për korrupsion, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se nuk është korrupsion vetëm kërkimi i parave për të kryer një favor por edhe kur Qeveria ose Kuvendi nuk e zgjedh me qëllim Bordin e Trustit, nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të sekretarëve apo emërimin e bordeve me injorantë e servilë.
Ai ka thënë se tallava qeverisja nuk është ndryshe.
Postimi i tij i plotë:
Korrupsion nuk është vetëm me kërku lekë me kry një favor.
Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emerimin e bordeve me injoranta dhe servila.
Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qendrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për t’i kontrolluar.


