Lajme

“Tallava kryeministër, tallava qeveri”/ Miftaraj reagon pas vendimit të KE-së për vizat për serbët: ‘Suksesi’ i radhës i Kurtit, Gërvallës e Bislimit

07/22/2024 12:47
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Evropës për heqjen e vizave ndaj shtetasve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se ky është suksesi i radhës nga Kurti, Gërvalla e Bislimi, teksa ka shtuar se edhe këtu mund të ketë faj Gjykata Kushtetuese.

Ai e ka quajtur tallava kryeministrin e qeverinë.

Postimi i tij i plotë:

Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave ndaj shtetasve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

“Suksesi” i rradhes nga Albin Kurti, Donike Gervalla, Besnik Bislimi.

Gjykata Kushtetuese mbase edhe ketu ka faj.

Tallava kryeminister, tallava qeveri.