Sporti

Talenti kosovar, Arijon Ibrahimovic “blindohet” nga Bayerni

08/03/2021 13:39
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich ka nënshkruar për tre vite me talentin kosovar Arijon Ibrahimovic.

15-vjeçari shihet si talent mjaft premtues dhe aktivizohet në ekipet zinxhirë të kampionëve.

Ibrahimovici kosovar i ri ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me bavarezët duke bërë një hap të madhe në karrierë.

Mesfushori ka lindur në Gjermani, por ka dhe nënshtetësi kosovare pasi familja e tij ka migruar herët drejt Europës.

Lajmin e bëri zyrtarë vetë faqja e akademisë së Bajernit në ‘’Twitter’’ duke marrë dhe pëlqimin e fansave bavarez.