Sporti

Talenti i Romës, Felix Gyan rezulton pozitiv me COVID-19

11/30/2021 19:33
nga:Lorik J

Skuadra e Romës ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Felix Afena Gyan ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pas infektimit me COVID-19, Gyan do të izolohet dhe do t’i mungojë skuadrës së tij në disa ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.

“Klubi mund të konfirmojë se, pas testimit molekular që përfshin skuadrën e parë, sulmuesi Felix Afena-Gyan ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Menjëherë janë njoftuar autoritetet përkatëse shëndetësore. Lojtari, i cili është vaksinuar, është mirë dhe tani ka filluar të izolohet në shtëpi”, njofton klubi i Romës.

/GazetaBlic Sport