Sporti

Talenti i Manchester Cityt do të vazhdojë karrierën e tij në Girona

12/23/2025 19:02
nga:Lorik J

Mesfushori argjentinas i Manchester Cityt, Claudio Echeverri, do t’i bashkohet Gironas, sipas Fabrizio Romanos.

Sipas ekspertit të merkatos, 18-vjeçari do ta kalojë gjysmën e dytë të sezonit aktual si huazim në ligën spanjolle.

Gjigantët anglezë do ta ndërpresin marrëveshjen e huazimit të Claudios me Bayer Leverkusen.

Këtë sezon, Claudio Echeverri ka luajtur 11 ndeshje për klubin e tij në të gjitha garat, duke bërë një asist.

Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 15 milionë euro.

/GazetaBlic Sport