Sporti

Talenti i jashtëzakonshëm i Barcelonës zgjedh kombëtaren që do të përfaqësojë

08/24/2023 09:33
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Lamine Yamal (16 vjeç) por mbi të gjitha kombësia që duhet të zgjedhë sulmuesi premtues i lindur në 2007, është shndërruar ne temë kryesore në shtypin sportiv spanjoll.

Ai ka mundësi të zgjedhë mes tri përfaqësueseve, Spanjës, Guinesë Ekuatoriale dhe Marokut.

Vetë talenti i Barcelonës heq çdo dyshim për zgjedhjen që duhet të bëjë. Yamal, raporto “Marca”, do të luajë për Spanjën, madje trajneri i “Furisë së Kuqe”, De La Fuente, ka vendosur që ta përfshijë në skuadër për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2024 në fillim të shtator.

16-vjeçari tha se ishte gati të pranonte thirrjen.