Marc Guiu është emri për të cilin njerëzit flasin në Barcelonë. Në moshën 17-vjeçare, ai u fut nga stoli dje në mbrëmje për të vulosur fitoren e Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos, duke treguar se La Masia, akademia e Barcelonës, po ecën mirë.
“Nuk mund ta besoj. Nuk po mund të marrë frymë. Jam duke shijuar momentin. Nuk mund ta imagjinoni, por kam punuar gjithë jetën për të përfituar nga mundësitë dhe ato kanë ardhur”, tha Marc Guiu në fund të ndeshjes.
“Xavi më tha të punoja, se do të shfaqen mundësitë. Ai më tha se do të kisha mundësinë time dhe kjo është ajo që ndodhi,” vuri në dukje ai.
“La Masia punon. Është bërë shumë punë dhe duhet ta shfrytëzojmë në kohë të vështira për klubin si tani”, tha ai, duke falënderuar Xavi për mundësitë që ia ka dhuruar.
/GazetaBlic Sport


