Sporti

Talenti 16 vjeçar që po mahnit të gjithë, shikoni golin e tij në Danimarkë!

11/28/2021 22:23
nga:Lorik J

Roony Bardghji ka shkruar historinë këtë të dielë në Superligën Daneze.

Në ndeshjen e tij të dytë në ekipin e parë të Copenhanges, ai u bë lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë, në moshën 16 vjeç, përcjell GazetaBlic Sport.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen kundër Alborgut, në kuadër të xhiros së 17-të të kompeticionit danez.

Roony Bardghji, i cili kishte debutuar me ekipin e parë për Copenhanga javën e kaluar, mori topin në mesfushë, vrapoi dhe gjuajti në portë, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

/GazetaBlic Sport