Sporti

Talenti 14-vjeçar i Levantes synon rekordin historik të La Ligës!

10/08/2026 19:59
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Levantes, Luis Castro, ka befasuar duke ftuar në stërvitjen e ekipit të parë talentin Diego Moyano, vetëm 14 vjeç. 

Mbrojtësi, i lindur më 3 mars 2012, konsiderohet një nga talentet më premtuese të akademisë së klubit. Ai luan si qendërmbrojtës, por mund të aktivizohet edhe në krahun e djathtë.

Moyano është shpallur kampion i Spanjës me Valencian U14 dhe së fundmi është grumbulluar edhe me Spanjën U15.

Nëse debuton në La Liga, Moyano do të mund të thyejë rekordin e Luka Romero, i cili debutoi me Mallorca-n në moshën 15 vjeç e 219 ditë.

Castro ka treguar tashmë se u beson të rinjve, pasi më herët i dha debutimin Marc Santos në moshën 15 vjeç e 288 ditë.

/GazetaBlic Sport/