Opinion

Taktizimet e Çuditshme të LDK-së

05/12/2024 13:06
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Armiqët komunikojnë gjatë luftës mes vete, edhe takohen. Por partitë e Kosovës refuzojnë takime mes vete. Nëser këto parti që sot po refuzojnë me u taku, kanë me luftu me njëra tjetrën cila me hy në shtratin e Albin Kurtit për me qenë pjesë e qeverisë. Kaq sa i përket parimeve politike.

LDK ka arritur disa përparime kredibile, sidomos me programin e tyre politik dhe me orginizim të degëve. Por ajo vazhdimisht po bënë gabime politike. LDK sot duket sikur një menaxher i mirë, por jo edhe një politikan i zgjuar.

Përpos që tash LDK refuzoj ftesën për takim me partitë tjera politike, ajo më herët kishte refuzuar të bashkëpunoj edhe me partinë tjetër në opozitë PDK. Kjo e ka shkatërruar frymën opozitare në Kosovë dhe ka mundësuar mirëmbajtjen e rritjes së VV-së.

Çfarë dëshiron LDK më këto veprime? Nuk dëshiron me bashkëpunu me PDK për me rëzu qeverinë, e tash as me VV nuk bashkëpunon apo e refuzon për një takim konsultativ, ku hipotetikisht do të mund të hapej rruga për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ku e shpie kjo këtë parti? Në izolim, mbase. Nëse LDK kishte qenë e zgjuar, kishte bashkëpunuar me opozitën për rëzimin e VV, nëse qeverisja e Kurtit nuk i pëlqen. E nëse nuk bashkëpunon me PDK për me qenë me Kurtin në qeveri nesër, pse e refuzon sot Kurtin? Këto veprime nuk duken të jenë të arsyeshme.
Sikurse LDK ka një krizë identiteti politik dhe nuk mund të bënë miq e partnerë. Ndoshta i duket vetja shumë e mirë? Por ashtu nuk po sugjerojnë matjet kredibile publike. Por edhe nëse kishe pasur përkrahje 50%, ti përsëri duhet të takohesh dhe bashkëpunosh me parti tjera.

Ky veprim i fundit i LDK-së mund të i kushtoj shumë, për shkak se një takim mes VV dhe PDK do hap rrugën për zbutjen e marrëdhënieve mes dy partive. Kështu, me këtë diskurs, përderisa LDK ka qenë ndoshta opcioni i parë për partner të koalicionit me VV, tash ajo po e qet vetën jashtë loje me veprimet e saja.
E nëse LDK mendon se është aq e mirë saqë të formoj qeverinë vet, të fitoj mbi 50%, atëherë kemi diçka thelbësisht gabim në gjykimin e tyre. Sidoqëtëjetë, në LDK duket se ka një problem me gjykimin e tyre rreth partnertiteteve dhe strategjive politike. Përderisa kjo parti ka punuar dhe arritur të konsolidohet, ajo me veprimet dhe komunikimin apo mosbashkëpunimin e saj mund të izoloj vetën dhe kështu ta mbaj edhe 4 vite shtesë në opozitë.