Lajme

Taksisti s’i respekton rregullat, midis sheshit me veturë të punës

07/16/2021 16:40
nga:M K

Një veturë “Taxi” është parë të ketë hyrë brenda sheshit kryesor të kryeqytetit.

GazetaBlic ka siguruar edhe pamje nga momenti kur ai kaloi brenda pjesës së destinuar për këmbësorë.

Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm kur persona të pandërgjegjshëm hyjnë në rrugë apo pjesë të ndaluara për vetura.

/GazetaBlic/