Sporti

Taksisti shqiptar, Hazir Stublla e shet fanellën e dhuruar nga Manuel Neuer, shkon tek legjenda e Gjermanisë

07/23/2022 17:40
nga:Mergim Rreci

Pasi që u nda i pakënaqur me fanellën e dërguar nga portieri gjerman, Manuel Neuer, taksisti shqiptar, Hazir Stublla, njoftoi se Lothar Matthaus e bleu atë për 1000 euro për ta mbështetur.

“Unë e di nga përvoja ime se si është të humbasësh portofolin. Problemi është përpjekja më pas. Përkushtimi i Hazirit më duket më i vlefshëm për t’a kursyer Manuelin nga telashet”, citohet të ketë thënë Matthäus, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që taksisti shqiptar e kishte gjetur portofolin e Neuer dhe e kishte dërguar tek menaxheri i tij, megjithatë, nuk kishte mbetur i kënaqur me shpërblimin e marrë, respektivisht një fanellë të tij.

Kjo çështje u bë virale në gjithë botën, ku kishte reagime të ndryshme.