Lajme

Takohen Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

08/26/2021 12:31
nga:Gazeta Blic

Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar sot në presidencë, raporton Gazeta Blic.

Takimi ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe ka zgjatur më shumë se dy orë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic, zyrtarë brenda presidencës së Kosovës.

Ata kanë thënë se takimi mes Osmanit, Konjufcës dhe Kurtit, nuk ka qenë i jashtëzakonshëm, por një takim që të tre e mbajnë çdo javë.