Pas mosarritjes së marrëveshjes për targa me Serbinë, presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla janë takuar.
Përmes një postimi në Twitter, Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidencës, ka demantuar lajmin se Sveçla është në kampin e Policisë në Belvedere në Mitrovicë.
Ai u shpreh se mediat pro-qeveritare të Serbisë po raportojnë rrejshëm, teksa bëri thirrje të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandës së tyre.
“Mediat pro-qeveritare të Serbisë po raportojnë rrejshëm se ministri Sveçla ndodhet në Belvedere. Mos u bini pas dezinformatave dhe propagandës së tyre. Institucionet e #Kosovës janë të përkushtuara për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në postim.
? #Serbia’s pro-government media are falsely reporting that Minister Sveçla is at Belvedere.
Do not fall for their disinformation and propaganda. #Kosovo institutions are committed to maintain a peaceful and safe environment for all. pic.twitter.com/JcK36gQ2dd
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 21, 2022


