Grupi Parlamentar i LDK-së është takuar sot me deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ata u takuan së bashku në një prej sallave të Kuvendit të Kosovës.
“Ishte kënaqësi takimi me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së”.
“Është obligim i yni që të punojmë për avancimin e interesave të qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike”, ka thënë Hoti.