Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur në lidhje me takimin urgjent që ka patur ditën e djeshme me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, raporton Gazeta Blic.
Kurti tha se tema kryesore ka qenë në lidhje me sigurinë kibernetike.
Kurti gjithashtu theksoi se kanë folur edhe në lidhje me situatën energjitike.
“Takimi i djeshem ka qene një drekë pune, një takim shumë i mire konstruktiv. Siguria kibernetike ka qenë tema e parë e diskutimit tonë, isha i interesuar të dija më shumë për pervojën e tyre me këto sulme. Kemi diskutuar edhe për situatën energjitike në përgjithësi. KEK dhe KESH bashkëpunojnë ngushtë, gjatë verës u kemi dhënë shumë energji elektrike në Shqipërisë që ata të na ndihmojnë gjatë dimrit”.
“Dhe tema e tretë ka qenë vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Sepse e dini se takimet e mëhershme të Berlinit janë bërë në kohën kur palët ishin të tjera. Tash për herë të parë takimi i radhës bëhet nga kancelari Scholz dhe ka shumë punë të ekipeve tona dhe bashkëpunim paraprak drejtë mbledhjes së radhës të procesit të Berlinit”,tha Kurti raporton Gazeta Blic.
Kurti: Mbi 83% e të punësuarve në sektorin publik janë punësuar në baza partiake


