Lajme

Takimi trepalësh në Bruksel po vazhdon ende, kaluan më shumë se dy orë

11/21/2022 13:20
nga:Genita C

Takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, po vazhdon ende në Bruksel.

Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë kryediplomati evropian, Josep Borrell dhe emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin, për të vazhduar më pas me atë trelateral i cili ka nisur rreth orës 10:00.

Ndërkohë, Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë takim urgjent për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi Borrell në Twitter.

Takimi i Brukselit / Palët nuk arrijnë asgjë – Serbia kundërshton çdo propozim të Kurtit – Kërkon me urgjencë themelimin e Asociacionit

Mediet serbe: Vuçiq refuzon propozimin e BE-së, Kurti nuk tërhiqet nga gjobitjet e shoferëve me targa ilegale