Lajme

‘Takimi trapalësh në Bruksel’, Stano: Ishte rregull në të kaluarën, për fat të keq Kurti s’ishte gati

06/28/2024 17:56
nga:Y I

Para se të përfundonte mandatin e tij në krye të diplomacisë së Bashkimit Europian, spanjolli Josep Borrell, synoi të ulte në tavolinën e negociatave pas një kohe të gjatë dy liderët ballkanikë, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në plan kishte që të analizonin atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e tij, si dhe të fokusoheshin në rrugën përpara.

BE bëri njoftimin me konfirmimet e të dy udhëheqësve, duke paralajmëruar për, fillimisht, takime të ndara e në fund një trepalësh.

Ky i fundit dështoi. Borrell dhe Vuçiq ia lanë përgjegjësinë Kurtit.

Por, pse Kurti s’e lajmëroi me kohë mospjesëmarrjen në takimin trilateral?

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje Express tha se kishin llogaritur në kryeministrin Kurti meqë kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këto takime.

“Siç e kemi paralajmëruar të hënën (dhe siç ka qenë rregulla në të kaluarën), kemi llogaritur në një takim trepalësh, për fat të keq kryeministri Kurti nuk ishte gati për të”, tha Stano.