Lajme

Takimi Spahiu-Gjuriq ishte sigurimi i votave nga Lista Serbe për VV-në, thotë Rexhaj

05/26/2025 11:09
nga:G B

Politologu Nexhmedin Spahiu është takuar para disa javësh me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Për këtë vizitë ka folur opinionisti Sali Rexhaj në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke pretenduar se takimi kishte për qëllim sigurimin e votave për VV-në nga Lista Serbe.

“Vizita e tij në Beograd te Gjuriqi nuk ishte për të pirë kafe, por ai shkoi në takim sekret, fshehtë, për t’i siguruar votat e Listës Serbe për Vetëvendosjen. As që u vu re nga shërbimet apo nga opozita e Serbisë”, tha Rexhaj.