Lajme

Takimi për targat në Bruksel / Ish kryeministri: Çfarë ka për tu negociuar?!

11/15/2022 12:14
nga:N M

Gjatë së sotme pritet të këtë një takim në Bruksel ndërmjet zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, kryenegociatori i palës kosovare, i cili është përgjegjës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell.

Në Bruksel po ashtu do të jetë edhe kryenegaciatori serb Petar Petkoviq. Palët pritet të zhvillojnë negociata për targat.

Por ka qenë ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i cili ka reaguar për këtë takim duke thënë se qeveria e Kosovës nuk po i bindet lutjes së SHBA për shtyrje të vendimit.

Sipas Hotit, Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti po rrezikon marrëdhëniet me aleatët e Kosovës me këtë vendim për mos shtyrje të vendimit.

Hoti ka pyetur se për çka duhet të diskutohet në Bruksel, meqë vendimi është marrë për targat nga Qeveria e Kosovës.

Reagimi i plotë:

ShBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!
Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!
Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë.