Lajme

Takimi në Bruksel, deklarohet Borrell: Pres “qasje konstruktive” për propozimin evropian

02/27/2023 18:28
nga:G B

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, është deklaruar për takimin në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se në rend dite është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve

“I urova mirëseardhjen Presidentit @predsednikrs dhe kryeministrit @albinkurti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd – Prishtinë. Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, ka shkruar ai.