Lajme

Takimi në Bruksel/ Arifi: Mund të ketë ndonjë zhvillim, palët rrezikojnë statusin e përfituesit të fondeve nga BE

10/23/2024 22:49
nga:G B

Ish kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka folur për pritjet nga takimi i nesërm në Bruksel në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se takimi po bëhet në kohën kur BE ka në tavolinë fondin e rritjet dhe të dy palët presin fonde astronomike nga BE.

“Takimi i nesërm do të jetë më ndryshe nga takimet e mëparshme ku lehtë ka qenë të prognozohej se asgjë nuk do të ketë dhe faktikisht asnjë takim i tyre nuk solli asnjë rezultat. Ky takim po bëhet në kohën ku BE ka futur fondin e rritjes në tavolinë nga i cili që të dy palët presin fonde astronomike nga BE. Kosova për tri vjet pritet që të marrë €880 milionë, kurse Serbia dyfishin e kësaj shume”, vlerëson ai.

Arifi thotë se të dy palët rrezikojnë titullin e palës destruktive dhe rrezikojnë statusin e përfituesit të fondeve dhe mund të pritet ndonjë zhvillim që ringjall angazhimin serioz në dialog.

“Që të dy palët rrezikojnë që të marrin titullin e palës destruktive dhe ta rrezikojnë statusin e përfituesit të fondeve. Mbase për herë të parë mund të ketë ndonjë zhvillim i cili ringjall prospektet e angazhimit serioz në këtë proces”, deklaron Avni Arifi./Gazeta Blic/

Takimi në Bruksel/ Agusholli: Ne kemi bërë kompromise të “dhimbshme” – BE të bëjë presion ndaj Serbisë

Opozita s’pret rezultat nga takimi i nesërm në Bruksel, kritikon Qeverinë: Sanksione e koncesione të dëmshme