Andin Hoti ka njoftuar se është mbajtur takimi i parë themelues i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, pas gati tre vitesh refuzimesh nga pala serbe për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të miratuar në Bruksel, raporton GazetaBlic.
Ai tha se kërkesat e palës kosovare përfshijnë zbatimin e plotë të deklaratës, qasjen në arkivat e klasifikuara, përshpejtimin e punës në lokacionet prioritare si Batajnica dhe funksionimin e Grupit Punues të ndërmjetësuar nga ICRC.
Takimi u zhvillua nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, ndërsa Hoti shprehu pritjen që pala serbe të vijë në takimet e ardhshme me hapa konkretë dhe të matshëm.


