Lajme

Takimi në Bruksel/ Agusholli: Ne kemi bërë kompromise të “dhimbshme” – BE të bëjë presion ndaj Serbisë

10/23/2024 22:07
nga:G B

Deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, ka thënë se nuk pret ndonjë rezultat të rëndësishëm nga takimi i nesërm në mes të kryenegociatorëve në Bruksel.

Ai për Gazeta Blic shprehet se presioni diplomatik duhet të ushtrohet mbi Serbinë për zbatim të marrëveshjes, pasi Kosovës ka qenë e gatshme.

“Në këtë raund bisedimesh, nuk pres të arrihet ndonjë rezultat i rëndësishëm, pasi besoj se e njoh mjaft mirë politikën serbe. Serbia për momentin po përballet me probleme të mëdha të brendshme dhe ka një pakënaqësi të madhe qytetare atje. Në këtë moment, pres që presioni diplomatik të ushtrohet mbi Serbinë, sepse ne kemi qenë të gatshëm të veprojmë në mënyrë korrekte në të gjitha pikat e marrëveshjes dhe kemi mbështetur fuqimisht normalizimin e marrëdhënieve”, thekson ai.

Agusholli shton se BE ka ushtruar presion të madh nda Kosovës, qoftë për urën e Ibrit, qoftë për mallrat serbe në Kosovë, duke shtuar se Kosova i ka bërë kompromiset e dhimbshme.

“Stano dhe BE kanë ushtruar presion të madh ndaj diplomacisë sonë, qoftë për mos hapjen e urës së Ibrit, qoftë për lejimin e mallrave serbe të hyjnë në Kosovë. Megjithatë, unë konsideroj se të dyja këto vendime të Qeverisë kanë qenë në të mirën e vendit. Ne kemi bërë kompromiset tona “të dhimbshme””, vlerëson deputeti i VV-së për Gazeta Blic.

Por, ai thekson se nga BE s’ka presion e as kusht lidhur me sulmin e Banjskës.

“Por, nuk kemi parë të njëjtin presion kur bëhet fjalë për ngjarjen e fundit në Banjskë dhe kërkesën për të vënë para drejtësisë terroristët serbë. Asnjë presion. Asnjë kusht”, potencon Agusholli.

Andaj, deputeti kërkon reflektim nga BE lidhur me këtë situatë që nesër, ndryshe do të jetë padrejtësi e madhe.

“Jam i bindur se BE-ja duhet të reflektojë mbi këtë situatë dhe që prej nesër të fillojë një lëvizje konkrete për këto çështje. Në të kundërtën, po përballemi me një padrejtësi të madhe”, deklaron deputeti i VV-së, Gramos Agusholli./Gazeta Blic/

Opozita s’pret rezultat nga takimi i nesërm në Bruksel, kritikon Qeverinë: Sanksione e koncesione të dëmshme