Vendosja në listë të zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të disa nga zyrtarët më të lartë të Listës Serbe, ka përplasur zyrtarët e VV-së dhe AAK-së, raporton Gazeta Blic.
Kjo për shkak të një takimi mes Milan Radoiçiqit dhe Haradinajt, kur ky i fundit ishte kryeministër i vendit.
Zyrtarë të VV-së i rikthyen akuzat ndaj Haradinajt për lidhjet e tij me zyrtarë të Listës Serbe.
E këtyre kritikave u është përgjigjur zyrtari i lartë i AAK-së, Selim Selimi.
Në një shkrim të tij, Selimi arsyeton takimin e dikurshëm me Milan Radoiçiqit, teksa ia përmend Kurtit një takim “me qebe me Jelena Bjellicën”.
Shkrimi i plotë nga Selim Selimi:
Sot paskan folur ata që janë politikan me korrespodencë. Në zyret e KM Haradinaj janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Përderisa KM i tashëm është takuar me kriminelë serb në një veturë i mbuluar me qebe e ka kohabituar me po të njëjtit, ne kemi takuar çdonjërin që ju ka nënshtruar ligjeve të Republikës.
Fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës dhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e KM Kurti dhe politikanëve me korrespodencë. Amerika është partner e vendimet e saj janë shpëtim.
Krimi i organizuar është pikë lufte për të gjithë ne, çdo tentim për të kthyer kto vendime në sulme të brendshme tregon që kjo qeveri ska vizion por ka mllef, mllef ndaj popullit të saj.
Historia absolvon!