Sporti

Takimi Laporta – Raiola, Pogba mund të jetë futbollist i Barcelonës

12/14/2021 14:49
nga:Mergim Rreci

Takimi mes presidentit të Barcelonës, Joan Laporta dhe biznesmenit Mino Raiola, i cili u zhvillua me rastin e dhënies së çmimit Golden Boy, nuk kishte për qëllim vetëm të çojë përpara bisedimet për transferimin e sulmuesit Erling Haaland.

Marrëdhëniet e mira mes presidentit të Blaugranës dhe menaxherit do të kenë çuar në diskutimin e disa mundësive të lojtarëve të menaxhuar nga Raiola që mund të zbresin në Barcelonë deri në verën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Sport, në takimin mes Laportës dhe Raiolës, në tavolinë janë vendosur edhe tre emra të tjerë (përveç Haaland): Xavi Simons (PSG), Paul Pogba (Manchester United) dhe Noussair Mazraoui (Ajax).

Me vëmendjen e fokusuar në nënshkrimin e sulmuesit norvegjez nga Borussia Dortmund, klubi do të interesohet edhe për këtë treshe lojtarësh të drejtuar nga Mino Raiola. I lidhur me Barcelonën në disa raste, Paul Pogba nuk ka kaluar një periudhë jo fortë të lumtur në Manchester, duke përfunduar pa rinovuar me United, me të cilin përfundon kontratën verën e ardhshme, duke e bërë atë një objektiv të dëshirueshëm për skuadrën nën urdhrat e Xavi.

/GazetaBlic Sport/