Lajme

Takimi Kurti- Vuçiq, reagon Edita Tahiri: Nuk pres marrëveshje përfundimtare

08/18/2022 12:13
nga:Gazeta Blic

Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri ka folur për takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas saj, nuk pritet një marrëveshje finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është celësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhepse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha per marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”, shkroi Tahiri në Facebook.

Pamje nga pritja që i bëri Borrell ndaras Kurtit e Vuçiqit (video)