Lajme

Takimi Kurti – Vuçiq, Haliti: Asnjëra palë nuk janë të përgatitura që sot të vendosin diçka

06/26/2024 15:04
nga:Sh R

Edhe pak orë kanë mbetur nga takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se asnjëra palë nuk janë të përgatitura që sot të vendosin diçka që do të ishte e rëndësishme për të dyja vendet dhe për Ballkanin Perëndimor.

Tani takimi në Bruksel thash që është mirë që të dy delegacionet me kërkesë të BE dhe ShBA të takohen prap dhe them niveli më i lartë i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryeministri dhe presidenti është një sinjal pozitiv që po takohen. Nga deklarata të dëgjuara dhe të dhëna publikisht nga të dyja palët mua më rezulton që asnjëra palë nuk është e përgatitur që sot të vendos diçka e cila do të ishte shumë e rëndësishme për të dyja vendet dhe për Ballkanin Perendimor, dhe për vendet e BE. Duke marrë parasysh që Ballkani Perendimor është në proces për t’iu bashkuar BE”, tha ai.

Tutje Haliti thotë se delegacioni i Kosovës i ka obligimet e veta që ta shtensionoj situtatën në raport me Serbinë me aq sa mundet, ku shton se llogaria ndaj Serbisë ka qenë shumë e vogël në raport me ato të dëme që i janë bërë Kosovës.

Mendoj që delegacioni i Kosovës i ka obligimet e veta që ta shtensionoj situatën me aq sa mundet në raport me Serbinë. Serbia ka dyfish më shumë obligime, sepse Serbia Kosovën e ka mbajt si koloni të vetën për më shumë se 100 vjet, ka bërë gjithë ato krime duke i vrarë më shumë se 12 mijë persona në Kosovë, ka rrënu ekonominë e Kosovës, ka rrënu pronën private të qytetarëve të Kosovës, dhe për të gjitha këto, llogaria ka qenë shumë e vogël në raport me ato të këqija që i janë bërë Kosovës”, shtoi ai.

Ai për GazetaBlic potencon se Serbia po ushtron një politikë anti shqiptare dhe anti Kosovë, duke u përpjekur që ta ruaj pozicionin e saj që i’a ka sugjeruar Putini.

Procesi i negocimit historikisht që nga rambujeja e tutje me ndërmjetësim të institucioneve ndërkombëtare ka qenë ajo që të dyja palët nuk ka nevoj që ta harrojnë atë që ka ndodh por duhet të përpiqen që të shohin nga e ardhmja, e ardhmja e jonë është në mos sot nesër në BE, në qoftë se jo kush është i interesuar që të shkoj nga Lindja është mirë që të deklarohen. Serbia po ushtron një politikë anti shqiptare dhe anti Kosovë, duke u përpjekur që ta ruaj pozicionin e saj ose pozicionin që ia ka sygjeruar Putini që të mos pranoj marrëveshje të tjera, përvec zbatimin e marrëveshjes së 99 të rezulotës 1244”, theksoi Haliti.

Haliti shton se sot është koha e duhur për largimin e masave ndëshkuese që i janë vënë Kosovës, ku thotë se është shumë vonë dhe se pasojat janë shumë të rënda për Kosovën.

Tani pasojat janë shumë të mëdha sepse shumë buxhete që kanë qenë të ndara nga vendet e veçanta të BE, qoftë nga Gjermania, qoftë nga vendet e tjera që kanë të bëjnë për infrastrukturën, për deponitë e mbeturinave, çështjet e kanalizimeve, çështjet e ujit të pijshëm, shumë projekte kanë mbetur akoma pa u realizuar për shkak të masave që ka vënë BE. Fondet e IPA që janë disa qindra miliona, fondet e tjera të ndihmave që janë parapa që edhe aty janë qindra miliona të tjera kanë mbetur të pezulluara për shkak të masave që janë vendos ndaj qeverisë së Kosovës, dhe për shkak se sic dihet nuk janë realizuar objektivat dhe premtimet që janë bërë nga Qerveria, dhe nga procesi i negocimit.Koha e duhur është sot, edhe sot është shumë vonë, sepse pasojat janë tepër të rënda për Kosovën, unë uroj që të mos ketë sic po deklarohen se do të filloj heqja e masave graduale për Kosovë, por të hiqen menjëherë, por në të njejtën kohë kushtet që ka vendos BE të mos injorohen nga qeveria e Kosovës, por të shihet mundësia që të negociohet dhe të zbatohen kushtet që janë vënë nga BE”, përfundoi Haliti për GazetaBlic