Këtë javë kryeministri Kurti pritet të takohet me presidentin Vuçic për dialogun, pas vizitës së pesëshes së madhe në Ballkan, që sollën një plan të ri për Kosovën e Serbinë. Është raportuar se Kurti e ka pranuar themelimin e Asociacionit në fillim të muajit nëntor dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri tani.
Analisti politik Arbnor Sadiku në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se pritshmëritë për këtë takim janë të vogla, atje ku ai thotë se ndoshta kthimi i palëve në tavolinën e bisedimeve do të ishte një infuzion i mirë për kthimin e paqës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Prishmëritë për këtë takim janë të vogla, por, ndoshta vetë kthimi i palëve në tavolinën e bisedimeve do të ishte infuzion i mirë për kthimin e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Sadiku për Gazeta Blic.
Tutje, ai tha se konsideroi se Kurti e ka pranuar Asociacionin, ku thotë se problemi i tij është që ende nuk ka marrë garanci për njohjen e planit franko gjerman dhe aneksit të Ohrit se do të zbatohet edhe nga pala serbe.
“Kurti e ka pranuar konsideroj asociacionin, problemi i tij është që ende s’ka marrë garanci per njohjen e palnit franko gjerman dhe aneksit te Ohrit se do zbatohet edhe nga pala serbe”, tha ai për Gazeta Blic.


