Lajme

Takimi Kurti-Vuçiç me 14 shtator, nga Qeveria japin detaje

09/01/2023 17:49
nga:G B

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi dje se takimi Kurti-Vuçiç do të mbahet me 14 shtator.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazeta Blic edhe nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se takimi do të zhvillohet me 14 shtator, duke thënë se për agjendën e plotë do të ketë njoftim ditëve në vijim.

“Takimi i radhës i nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE planifikohet të zhvillohet me 14 shtator. Për agjendë e plotë e këtij takimi të njoftoheni ditëve në vijim”, thotë Kryeziu për Gazeta Blic.