Lajme

Takimi Kurti-Burns, Statovci: Partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i shenjtë!

08/23/2024 17:03
nga:Y I

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci  ka komentuar takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefi të CIA-s, William Burns.

Ajo tha se partneriteti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë dhe takimi Kurti-Burns është dëshmi e marrdhënieve të mira.

“Kjo është e vetmja e vërtetë e Kosovës sot. Kjo do të jetë e vërteta e Kosovës nesër e përgjithmonë.Partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i shenjtë. I pandryshueshëm. I palëkundshëm. Dëshmi e këtij partneriteti është edhe vizita e shefit të CIA-s në Kosovë dhe takimi i tij me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti” shkruan Statovci në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: