Shefja e GP të VV-së, Arbërie Nagavci, ka folur derisa po zhvillohet takimi në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ajo para mediave tha se Kurti po bën atë që ka në përgjegjësi për çështjen e presidentit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja, raporton Gazeta Blic.
Nagavci nuk përmendi emra kur u pyet nga gazetarët, por tha se duhet dikush që i bën 80 vota në kuti.
“Deputetët tanë do të jenë të gjithë të pranishëm dhe nuk do të jetë problem mbledhja e nënshkrimeve. Por, unë shpresoj se do të arrijmë një konsensus dhe se të gjithë deputetët do të kryejnë obligimin e tyre dhe do të qëndrojnë në sallë dhe do të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja”, deklaroi Nagavci për media.


