Showtime

Takimi jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, Dagz bën dedikim romantik për Einxhel

02/19/2022 12:00
nga:G C

Einxhel Shkira ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP si finalistja e tretë.

Por, moderatorja e njohur përveç që arriti deri në finale ajo gjatë eksperiencës së saj brenda shtëpisë së famshme ka nisur po ashtu një lidhje dashurie.

Einxhel dhe DJ Dagz janë ndër tre çiftet e krijuara brenda Big Brother VIP, ndërsa sonte (18 shkurt) ata janë takuar pas disa javësh larg njëri-tjetrit.

Menjëherë pas takimit të tyre në studiot e spektaklit, ishte Dagz ai që ka bërë dedikimi për partneren e tij.

“Prekja e dorës”, ka shkruar DJ i njohur nga Kosova në postimin në Twitter ku shihet dorë për dore me Einxhel.