Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka komentuar takimin e liderëve evropianë me presidentin amerikan, Donald Trump, raporton Gazeta Blic.
Ai ka ironizuar duke thënë se aty po mungojnë “thikat mbi harta” të pallavrave të Albinit.
Mustafa ka ironizuar duke thënë se Kurti “me siguri e ka shfaqë këtë foto duke e rreh tavolinën “shihni liderët e Evropës si janë nënshtruar. Ne nuk nënshtrohemi! Edhe bar do hamë, por nuk nënshtrohemi!””
Postimi i tij i plotë:
Po mungojnë “thikat mbi harta” të pallavrave të Albinit.
Me siguri në mbledhjen e partisë mbrëmë, Albini e ka shfaqë këtë foto duke e rreh tavolinën “shihni liderët e Evropës si janë nënshtruar. Ne nuk nënshtrohemi! Edhe bar do hamë, por nuk nënshtrohemi!”
E në anën tjetër, në botën reale e të prekshme, Zelenski dhe evropianët me mençuri, maturi e pragmatizëm rrisin garancitë mbi sigurinë e shteteve të tyre dhe kontinentit të tyre nga rreziku rus.


