Gjatë kësaj jave pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentës së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Takimi pritet të mbahet më 31 korrik, në orën 14:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua deputetja nga AAK-ja ,Time Kadriaj. Ajo për thirrjen e presidentes Osmani tha se është obligim kushtetues nga e para e vendit që t’i thërras liderët e partive politike dhe të caktohet data e zgjedhjeve.
“Në fakt kjo me kushtetutë është rregulluar. Meqenëse jemi në vitin e fundit dhe nuk kanë mbetë shumë deri në afatin e caktuar kohor për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, e ka obligim kushtetues që presidentja t’i thërras liderët e partive politike në takim dhe të caktohet data e zgjedhjeve”, deklaroi ajo.
Tutje ajo thotë se mendon se do të shkojnë mirë zgjedhjet në Kosovë meqenëse sipas saj në Kosovë është e instaluar një demokraci.
“Mendojë që zgjedhjet do të shkojnë mirë sepse në Kosovë është e instaluar një demokraci dhe kemi qenë shembull në organizimin e zgjedhjeve që s’ka pasur probleme, s’ka pasur eksese dhe ajo çfarë duhet bërë të gjitha partitë politike është aktivizimi, dhe normal që do të aktivizohen dhe secila parti synon të jetë arrijë dhe të jetë parti e parë parlamentare”, tha ajo.
Kadriaj tha se me patjetër do të marrë pjesë dikush nga AAK-ja në takim dhe se do të jepë propozimë për datë e zgjedhjeve sikurse nga çdo parti tjetër.
“Me patjetër do të marrim pjesë dikush prej aleancës në takimin e thirrur, do të jap propozim për datën e zgjedhjeve dhe tashmë në dakordim me të gjitha pjesët subjekte do të caktohet edhe data e zgjedhjeve”, përfundoi deputetja nga AAK-ja Time Kadriaj.
/GazetaBlic/