Lajme

Takimi i thirrur nga Osmani- Opozita e minoritetet marrin pjesë, mungon vetëm Kurti

03/06/2026 13:52
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirur sot në takim krerët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja pas vendimit që ka marrë për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim po marrin pjesë LDK, PDK, AAK dhe gjithashtu përfaqësues të partive nga minoritetet, përfshirë Emilija Rexhepin, Duda Baljen dhe të tjerë.